Kapitenia e Kosovës në futboll, Erëleta Memeti ka shënuar gol në ndeshjen për Kupën e Gjermanisë.
Skuadra e Memetit, Hoffenheimi, fitoi 5:0 ndaj Bochumit. Hoffenheimi luan në Bundesligë, ndërsa Bochumi në Bundesliga 2.
Memeti e shënoi golin e pestë në minutën e 93-të. Ajo e ka nisur shumë mirë edicionin 2024/2024.
Hoffenheimi kaloi në çerekfinale të Kupës gjermane.