Mbrojtësi i njohur i Kombëtares, Mërgim Vojvoda, ka vendosur të bëhet me vendbanim në qytetin e tij të lindjes, Skenderaj.
Vojvoda ka investuar në blerjen e një banese në “Kabashi Invest Imperial” në qendër të qytetit, shkruan IndeksOnline.
Kompania e ndërtimit i ka uruar shëndet dhe rehati në apartamentin e ri.
“Mirë se erdhe Mërgim Vojvoda. Është kënaqësi që në mesin e banorëve në kompleksin banesor “KABASHI INVEST IMPERIAL”, ta kemi lojtarin e Kombëtares së Kosovës Mërgim Vojvoda. Ne Mërgimit i urojm shëndet, shumë suksese e rehati në apartamentin e ri!”, shkruhet në njoftim.