Milani ka arritur fitore të vështirë në udhëtime te Slovan Bratislava të martën, e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Rossonerët triumfuan 3:2 ndaj skuadrës që e ka vlerën më të vogël nga 36 ekipet që marrin pjesë në Champions sivjet.

Christian Pulisiq shënoi golin e parë në minutën e 21-të, para se vendësit të barazonin tre minuta më vonë falë një kundërsulmi që u shndërrua në gol nga Tigran Barseghyan.

Në vazhdim, Milani e pati të vështirë të gjente rrugën e rrjetës. Në minutën e 68-të, Rafael Leao ktheu epërsinë për Milanin, para se Tammy Abraham të shënonte për 1:3.

Nino Marcelli i Bratislavës ngushtoi rezultatin në minutën e 88-të. Por deri në fund s’pati më ndryshim në rezultat, teksa vendësit e mbyllën ndeshjen me një lotjar më pak pasi Toliq u ndëshkua me dy të verdhë.

Me këtë fitore, Milani ka nëntë pikë në vendin e dhjetë.

Bratislava është e fundit pa pikë.