Dy barazime dhe dy fitore në katër ndeshjet e fundit nuk janë rezultate për t’u nënvlerësuar.
Këto janë rezultatet e kundërshtarit të radhës të Paris Saint-Germainit.
Ndeshja e xhiros së 11-të të Ligue 1, Angers – PSG, zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.
PSG-ja e trajnerit Luis Enrique është në rrugë të mbarë për të fituar tjetër titull në Francë.
Me 26 pikë aktualisht i prin tabelës në kampionatin francez, me 29 gola të shënuar e vetëm tetë të pranuar. Po ashtu është ekipi i vetëm në Francë që nuk ka pësuar humbje.
Angersi ka 10 pikë në vendin e 15-të. Kaq pikë kanë edhe Nantesi i 14-ti dhe St. Etienne i 16-ti.
Lille i Edon Zhegrovës ballafaqohet me Nicen në udhëtim, të dielën nga ora 15:00.