Real Madridi do të bëjë lëvizje në afatin kalimtar të janarit.

Pas lëndimit të Militaos që do të humbasë këtë sezon, Real Madridi ka hedhur sytë ka Arabia.

Siç raporton gazetari spanjoll Jose Felix Diaz, Real Madridi po kërkon mbrojtësin që u shpall kampion Evrope këtë verë, Aymeric Laporte.

Për Laporten, Al-Nassr kërkon 30 milionë euro për t’a lënë të lirë lojtarin, diçka që bie ndesh me politikën e Real Madridit për nënshkrimin e lojtarëve të vjetër.

Laporte, kujtojmë që iu bashkua skuadrës së Al-Nassr në vitin 2023 nga Manchester City, ku luan së bashku me yjet si Mane dhe Cristiano Ronaldo./IndeksOnline/