Champions League Aziatike duket se është kompeticioni i preferuar i Jasir Asanit. “Mëngjarashii” i Kombëtares ka arritur të shënojë një tjetër gol spektakolar në këtë kompeticion.

Ai nuk e nisi sfidën si titullar dhe u aktivizua në minutën e 57 të sfidës. Por Asanit i mjaftoi vetëm 1 minutë lojë për të zhbllokuar shifrat dhe kaluar në avantazh Guangjunë.

Goli i tij ishte vendimtar pasi i dhuroi 3 pikët kundër Shangait dhe ngjitur në vendin e dytë me 12 pikë. Kujtojmë se ky është goli numër 7 për Asanin në Champions League në 5 ndeshje të luajtura.