Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior ka marrë një ofertë të madhe nga Paris Saint-Germain, të cilët e shohin atë si zëvendësues të Kylian Mbappe.

Sipas gazetës Bild, transferimi vlerësohet në 250 milionë euro, që do të thyente rekordin prej 222 milionësh të paguar nga PSG te Barcelona për Neymar në vitin 2017.

Edhe pse Reali nuk ka treguar interes për shitje për momentin pasi Vinicius ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe ka deklaruar vazhdimisht se ndihet rehat në Madrid, gjithçka është e mundur në këtë histori.

Braziliani ka luajtur në 17 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, teksa ka shënuar 12 gola dhe ka shtuar shtatë asistime.

Ai mbërriti te Real Madridi në vitin 2018 nga radhët e Flamengos në një transferim prej 45 milionë eurosh.

Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren braziliane në vitin 2019 dhe që atëherë ka bërë 35 paraqitje në të cilat ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/