Barcelona, ka konfirmuar lëndimin e yllit të ri të saj, Lamine Yamal.

17-vjeçari, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Cërvena Zvezdës në Beograd, ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë dy deri në tri javë.

Yamal, mungoi edhe në ndeshjen e djeshme kundër Real Sociedadit dhe po ashtu pritet të mungojë edhe në ndeshjet e Kombëtares Spanjolle.

Anësori spanjoll, është në super formë këtë sezon, duke shënuar 6 gola dhe 8 asiste në 16 ndeshje këtë sezon./IndeksOnline/