Anësorit të Real Madridit, Vinicius Jr i është prezantuar një certifikatë që tregonte prejardhjen e tij.

Në nismën e nisur nga Federata braziliane e Futbollit (CBF), për të gjetur vendin e origjinës së lojtarëve të vet, para ndeshjes që zhvilloi Brazili kundër Uruguajit doli që Vinicius Jr, ka prejardhjen nga një fis i Kamerunit.

Vinícius, e mori dokumentin në shoqërinë e babait të tij dhe presidentit të CBF, Ednaldo Rodrigues.

Brazili, priti Uruguajin në “Fonte Nova Arena”, ku nuk arritën më shumë se një barazim me golat e shënuara nga Valverde në minutën e 55-të dhe Gerson në minutën e 62-të./IndeksOnline/