Ish-mesfushori i Tottenham Hotspurit, Dele Alli, do t’i fillojë stërvitjet me skuadrën italiane, Como. Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, i ka dhënë mundësinë Allit që t’i fillojë stërvitjet me 26 dhjetor për të shikuar gjendjen e tij.
Nëse anglezi Alli me paraqitjet e tij në stërvitje e bind trajnerin Fabregas, atëherë klubi i Comos do të vendosë ta transferojë.
Kështu ka raportuar të hënën “Footboom”.
Anglezi ka pasur rënie të madhe në karrierë. Alli aktualisht është pa klub.
Së fundmi ishte pjesë e Evertonit.
Dele Alli nuk ka luajtur që nga edicioni 2022/2023.
Ndeshjen e fundit e ka zhvilluar me gjigantin turk, Beshiktash, më 26 shkurt të vitit të kaluar. Te Beshiktashi ishte i huazuar nga Evertoni.
28-vjeçari suksesin më të madh në karrierë e ka pasur te skuadra e Tottenham Hotsporit. Pjesë e klubit anglez ka qenë nga viti 2015 deri në vitin 2022.
Me Tottenhamin ka luajtur 269 ndeshje dhe ka kontribuar me 67 gola dhe 58 asistime.