Benjamin Kololli pritet të largohet nga skuadra e madhe zvicerane, Basel. 

Kështu ka shkruar të premten mediumi helvetik “4-4-2.ch”. 

“Do të jem i relaksuar në afatin dimëror sepse kemi numër të madh të lojtarëve dhe priten largime”, ka thënë Daniel Stucki, drejtori sportiv i Baselit. 

Sipas burimeve të mediumit zviceran, 32-vjeçari është njëri prej lojtarëve që duhet të kërkojë skuadër të re në dimër. 

32-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Baselit dhe se për këtë është njoftuar futbollisti që ka paraqitje me Kosovën. 

Kololli në janar të këtij viti u transferua te Baseli si futbollist i lirë nga Shimizu e Japonisë. 

Ai karrierë ka bërë edhe te Sioni, Young Boysi, Lausanne-Sport e Zurichu. 

Në edicionin aktual ka zhvilluar gjashtë ndeshje, ndërsa ka kontribuuar me dy gola e një asistim. 

Futbollisti i krahut të majtë me Kosovën ka 24 paraqitje, ndërsa ka katër gola gjithsej.