Ardian Ismajli e udhëhoqi mbrojtjen e Empolit drejt një triumfi të ri, tani në Serie A.

Në mesjavë, Empoli e eliminoi Fiorentinan në Kupën e Italisë, ndërsa në xhiron e 15-të të Serie A të dielën, fitoi 4:1 në udhëtim te Verona.

Kapiteni Ismajli luajti në tërë ndeshjen.

Sebastiano Esposito shënoi dy gola për Empolin, ndërsa në fitore me nga një gol kontribuuan Liberato Cacace, dhe Lorenzo Colombo.

Për vendësit golin e vetëm e realizoi Casper Tengstedt.

Të gjitha pesë golat u shënuan në pjesën e parë.

Empoli forcohet në mesin e tabelës me 19 pikë, shtatë më shumë se Verona që është në zonën që dërgon një kategori më poshtë të futbollit italian.