FIFA i ka kërkuar falje Federatës së Futbollit të Ukrainës për shfaqjen e një harte në shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, pa Krimenë e okupuar nga Rusia si pjesë të Ukrainës.
“Ne kuptojmë plotësisht ndjeshmërinë e çështjes. Incidenti ishte i paqëllimshëm dhe kërkojmë falje të sinqertë”, thuhet në letrën e FIFA-s që e ka publikuar federata ukrainase.
Ukraina ishte njëra prej 54 përfaqësueseve në shortin e së premtes.
Rusia e ka okupuar Krimenë në vitin 2014. Ky territor nuk u paraqit si pjesë e Ukrainës gjatë shortit.