Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit për 11 minuta e 20 sekonda në njërën prej momenteve më të jashtëzakonshme, ndoshta më të gjatat, në historinë e boksit.
Britaniku 36-vjeçar Fury do të ballafaqohet me Usykun të shtunën në Arabinë Saudite, në rimeçin për titullin e botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, për titujt e botës WBA, WBO dhe IBF.
Pasi u ndanë pas shikimit të gjatë me njëri-tjetrin, Usyk qëndroi i qetë derisa Fury ishte më i zhurmshëm.
Ukrainasi Usyk e mposhti britanikun Fury në muajin maj.
Ishte disfata e parë e Furyt që tani e kërkon revanshin.