Futbollisti i juniorëve të klubit të futbollit Podujeva, Leart Blakqori, është dënuar me gjashtë muaj për sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes Podujeva – Vëllaznimi e luajtur në kuadër të Superligës së juniorëve. Katër ndeshje është dënuar edhe zyrtari i Podujevës, Blerim Emini, me arsyetimin se pas ndërprerjes së ndeshjes ka fyer dhe kërcënuar gjyqtarin. Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së u publikuan të mërkurën.

Me tre muaj janë suspenduar edhe trajneri i Istogut Hysni Kabashi dhe zyrtari Enver Hajdi. Kabashi dhe Hajdi vendosën të tërheqin ekipin nga fusha në minutën e 65-të kur rezultati ishte 10:0 në të mirë të 2 Korrikut. 

Ndërkohë, Adetunjo Sunday Damilare i Ballkanit u dënua me dy ndeshje për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve të rënda ndaj gjyqtarit të ndeshjes Ferizaj – Ballkani.