Sulmuesi kosovar, Medin Gashi, shënoi golin e epërsisë për Goricën në minutën e tetë të ndeshjes.

Por goli i tij nuk i mjaftoi Goricës, që të premten në mbrëmje u mposht nga Slaven Belupo me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 17-të të elitës së futbollit kroat.

Ai luajti deri në minutën e 63-të dhe ishte më i vlerësuari te Gorica.

Për Gashin ky ishte goli i parë i realizuar këtë edicion në nëntë ndeshje të zhvilluara.

Gorica ka 15 pikë dhe është në vendin e tetë.

Slaven Belupo ka pesë pikë më shumë dhe është në pozitën e gjashtë.