Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Takimi ka ndodhur në Cyrih, në darkën e shtruar nga Infantino, në prag të shortit për Kupën e Botës 2026, shkruan IndeksOnline.

”Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim tjetër shumë miqësor me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në darkën e shtruar prej tij në prag të shortit për Kupën e Botës 2026.

Diskutuam për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe mbështetjen që FIFA do të vazhdojë të ofrojë për projektet tona.

Presidenti Infantino na uroi fat në shortin e nesërm dhe rrugëtim të mbarë në ciklin kualifikues.”, ka shkruar Ademi.

Kujtojmë që Agim Ademi së bashku me selektorin e Kosovës, Franco Foda, po qëndrojnë në Cyrih, ku nesër do të mësojnë kundërshtarët për Kampionatin Botëror.