Dje është ripropozuar idea e Supërligës Evropiane por me një format të ndryshuar.

Një numër i klubeve të Premierligës kanë sinjalizuar se janë gati të bëjnë një kthesë në qëndrimin e tyre ndaj një Superlige Evropiane.

 

Pritet që rreth 10 skuadrave angleze të ligës më të mirë t’u ofrohet shansi për të marrë pjesë në garë. Pjesëmarrja në ligën e re nuk do të ndikojë në anëtarësimin në Premier League, por ka të ngjarë të shënojë fundin e Ligës së Kampionëve .

Pretendohet se një “numër i konsiderueshëm” skuadrash në Premier League kanë thënë privatisht se do të ishin të gatshëm të merrnin pjesë. Fondi i çmimeve për turneun ende nuk është konfirmuar, por A22 ka premtuar 330 milionë funte në pagesa “solidariteti” për klubet dhe vendet më të vogla.