E ardhmja e futbollit brazilian është në duar të sigurta.

Periudha e Neymarit ka mbaruar, por Vinicius, Raphinha, Rodrygo e të tjerët, pritet të lënë gjurmë edhe në nivel të përfaqësueseve.

18-vjeçari Endrick ishte i fundit prej emrave më të përfolur në futbollin brazilian në vitet e fundit. Ai tani luan te Real Madridi.

Por, për Estevaon po flitet shumë pas shkëlqimit në elitën e futbollit brazilian.

Futbollisti i krahut që aktivizohet te skuadra Palmeiras, ka thyer rekordin e Neymarit, i cili ishte i përfshirë në 16-të gola në 33 ndeshje, sa ishte 17-vjeçar. 

Estevao tani ka 13 gola e nëntë asistime në 31 paraqitje në kampionatin elitar të Brazilit, që është rekord i ri.

“Urime për thyerjen e rekordit! Uroj që të vazhdosh të shkëlqesh e t’i kënaqësh të gjithë me futbollin tënd”, ka shkruar Neymari në Instagram.

Shërbimet e Estevaos i ka siguruar Chelsea për 34 milionë euro.

Ai do t’u bashkohet “bluve” në janar të vitit të ardhshëm.