Paris Saint-Germaini ka bërë edhe një hap drejt mbrojtjes së titullit të kampionit në Francë.

Të dielën mbrëma PSG-ja fitoi 3:1 ndaj Lyonit.

Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Ligue 1. Parisienët udhëheqin në tabelë me 37 pikë. Lyoni renditet i pesti me 25 pikë.

Ousmane Dembele shënoi për 1:0 në minutën e tetë. Golin e dytë e realizoi Vitinha në minutën e 14-të nga penalltia.

Georgez Mikautadez ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 40-të.

Rezultatin final, 3:1, e vendosi Gonçalo Ramos në minutën e 88-të.