Pas shortit të tërhequr në Zurich të Zvicrës, në selinë qendrore të UEFA-s, ka folur edhe selektori i Përfaqësueses së Suedisë, Jon Dahl Tomasson.
Selektori danez pasi mësoi grupin se Suedia do të jetë bashkë me Zvicrën, Slloveninë e Kosovën në Grupin B, ka dhënë mendimin e tij për gjasat e suedezëve.
Por, nuk e ka përmendur fare Kosovën si kundërshtare të vështirë.
Ai ka thënë se gara do të bëhet me Zvicrën.
“Së pari, duam që të kualifikohemi për Kupën e Botës. Të gjithë e dimë se sa vështirë do të jetë, sepse ishim në vazon e dytë”, ka thënë fillimisht 48-vjeçari.
“Zvicra është skuadër shumë e mirë. Ata humbën në penallti nga Anglia në çerekfinale të Kampionatit Evropian këtë verë dhe janë ekip të cilin e njohim mjaftë mirë. Sllovenia po ashtu avancoi në fazën nokaut të Evropianit. Nuk është grup ëndrrash, por ka mundur të jetë edhe më i vështirë”, është shprehur Tomasson.