Donat Rrudhani ka dhënë kontribut të madh të shtunën në mbrëmje në fitoren e Luzernit me rezultatin 4:3 ndaj Winterthurit. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të elitës së futbollit zviceran.

Rrudhani shënoi një gol dhe bëri një asistim në fitoren e Luzernit.

Reprezentuesi i Kosovës realizoi për 2:1 në minutën e 28-të.

Ndërsa në minutën e 93-të Rrudhani asistoi te goli i fitores për 4:3.

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i vlerësuari në ndeshje.

Te Luzerni në bankën rezervë ishte Ismajl Beka.

Granit Lekaj e kompletoi ndeshjen ndërsa Labinot Bajrami në lojë u inkuadrua nga minuta e 72-të te Winterthuri.

25-vjeçari Rrudhani në 17 ndeshje të luajtura ka realizuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime.