Tifozët e klubit të futbollit holandez Twente, kanë shfaqur flamujt e Serbisë mbi hartën e Kosovës në ndeshjen Olympiacos – Twente, e zhvilluar të enjten e kaluar në Ligën e Evropës. Në një prej panove e kanë shkruar “Nema Predaje” (Nuk ka dorëzim). Për shfaqjen e panove anti-Kosovë ka raportuar të enjten “Novosti”.
Mediumi serb ka shkruar se tifozët e klubit holandez edhe më herët kanë shfaqur pano anti-Kosovë.
“Në vitin 2009 ata e bënë për herë të parë dhe në vitin 2017, në një ndeshje të kampionatit holandez, tifozët e Twentes shfaqën panon ‘Kosova është Serbi’ dhe drejtuesit e klubit e ndëshkuan grupin që e shfaqi këtë pano duke ua ndaluar hyrjen në tribuna. Megjithatë, tifozët e Twentes kuptuan se pikëpamjet e tyre mund t’i shprehin në ndeshjet në udhëtim, kështu që në vitin 2022 në ndeshjen kundër Çukariçkit në Beograd, panoja “Nuk ka Dorëzim” u vendos në tribunën e mysafirëve”, shkruan sajti serb të enjten.
UEFA ka dënuar më herët klube e po ashtu edhe federata për sjelljet e tifozëve.