Shai Gilgeous-Alexander ka shkëlqyer në fitoren që Oklahoma City Thunder e arriti ndaj Cleveland Cavaliersit.

26-vjeçari i shënoi 40 pikë në 29 minuta lojë, në fitoren me rezultatin 134:114 në “Paycom Centre” në Oklahoma City.

Kanadezi u ndihmua në fitore edhe nga Luguentz Dort, që shënoi 22 pikë, kurse Jalen Williams i shtoi edhe 19 pikë të tjera.

Të dyja skuadrat kryesojnë në Konferencën e Lindjes dhe të Perëndimit dhe kanë nga 34 fitore e gjashtë disfata.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të enjten pas mesnate, Sacramento Kings e ndali serinë e pesë fitoreve rresht të skuadrës Houston Rockets, duke fituar 132:127. DeMar DeRozan i shënoi 31 pikë në këtë fitore.

Në këtë xhiro, fitore shënoi edhe Phoenix Sunsi që mposhti Washington Wizardsin. Indiana Pacersi e mposhti Detroit PIstonsin, kurse Los Angeles Clippers triumfoi ndaj Portland Trail Blazers.