Trajneri i Bayern Leverkusenit, Xabi Alonso, ka dhënë sinjale se Granit Xhaka mund të rikuperohet në kohë për duelin e vështirë në udhëtim te Dortmundi.
Ndeshja Dortmund – Leverkusen zhvillohet të premten nga ora 20:30 dhe i takon xhiros së 16-të të elitës së futbollit gjerman.
Xhaka u raportua se ka pësuar lëndim në nyjën e këmbës dhe se nuk do të jetë në gjendje të luajë.
Por, Alonso ka thënë se vendimi për të do të merret të premten, në ditën e lojës.
“Nesër do të ushtrojmë pak dhe më pas do të vendosim. Na duhet edhe pak kohë me Granitin”, ka thënë Alonso në konferencën për shtyp të enjten, para ndeshjes me Dortmundin.
Tekniku bask ka theksuar se shpreson që ai të jetë i gatshëm plotësisht për lojë.
“Ende ka shpresë. Kanë mbetur edhe 24 orë”, është shprehur Alonso.
Xhaka i ka kompletuar të gjitha 15 ndeshjet e edicionit aktual në Bundesligë, ndërsa ka realizuar dy gola e ka dhuruar pesë asistime.
Leverkuseni ka 32 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Bayern Munichu lider.
Te kampioni dhe fituesi i Kupës së Gjermanisë për duelin ndaj Dortmundit nuk do të jetë në fushë sulmuesi Victor Boniface, shkaku i një lëndimi muskulor.