Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje me Napolin për transferimin e Khvicha Kvaratskhelias.

Të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Kvara do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me gjigantin francez.

PSG-ja do t’i paguajë 70 milionë euro për shërbimet e gjeorgjianit.

Zyrtarizmi pritet të bëhet së shpejti.

23-vjeçari Kvaratskhelia do të ketë pagë shumë më të lartë te Parisi se që e kishte te klubi italian.

Këtë edicionin, ylli gjeorgjian ka shënuar pesë gola e ka kontribuuar me tre asistime në 19 ndeshje.