Bayerni ka transferuar talentin Bajung Darboe nga Los Angeles FC.
Mesfushori 18-vjeçar vlerësohet talent i madh në SHBA, ndërsa te Bayerni fillimisht do të luajë në ekipin e dytë, në ligën regjionale.
Ai ka firmosur kontratë për shumë vjet. Bayerni ka paguar 1,5 milionë euro për transferimin e tij.
“E njohim Bajungun për një kohë dhe tashmë e kemi pasur në testime në Munih”, ka thënë Jochen Sauer, drejtor i zhvillimit të të rinjve në Bayern.