Sulmuesi me rrënjë nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, do të luajë për Lazion deri në fund të edicionit, por vetëm si i huazuar nga Bayerni.
Gjiganti gjerman nuk ka hequr dorë nga talenti 19-vjeçar.
Ibrahimoviqi është te Bayerni nga viti 2018, ndërsa ka kontratë me klubin bavarez deri në verën e vitit 2027.
“Arijoni është lojtar i ri me të ardhme të ndritur që po përparon vazhdimisht. Ai fitoi përvojë të vlefshme në Serie A në edicionin e kaluar dhe tani pritet ta bëj hapin tjetër te Lazio. Arijoni është te Bayerni prej moshës së re. Ai jep çdo gjë në secilën stërvitje dhe tani i duhet të luajë rregullisht në nivel të lartë. Ne do ta përcjellim nga afër, pasi ai ka çdo gjë që duhet”, ka thënë Christoph Freund, drejtor sportiv i Bayernit.
Më herët Ibrahimoviqi ishte i huazuar te Frosinone.
Lazio e ka opsionin për të blerë kartonin e Ibrahimoviqit pas huazimit, por Bayerni e mban të drejtën për të riblerë atë.