Të mërkurën në mbrëmje, Bayern Munichu pësoi humbje të thellë në Ligën e Kampionëve nga Feyenoordi.
Në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam, bavarezët u mposhtën 3:0.
Përveç disfatës, Bayern Munichu e humbi edhe mbrojtësin e krahut të majtë, Alphonso Davies.
Bayerni një ditë më pas ka njoftuar se Davies ka lëndim në muskul, në kofshën e këmbës së majtë.
Por, nuk ka njoftuar se për sa kohë do të jetë jashtë fushës.
Davies ka zhvilluar 25 ndeshje në edicionin aktual, ndërsa e ka një gol të shënuar e tri asistime.