Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar. Skuadra e tij Beshiktashi e ka nxjerrë në shitje futbollistin 23-vjeçar, shkruan “fotomac.com.tr” të hënën. 

Beshiktashi për transferimin e Muçit nga Legia e Varshavës pagoi 10 milionë euro në shkurt të vitit të kaluar. Por ai nuk ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij. Muçi ka shënuar katër gola në 13 ndeshje në Superligë dhe një gol në Ligën e Evropës.

Me skuadrën elitare të Turqisë, Muçi ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.