Celticu skocez ka realizuar fitore të madhe ndaj Young Boysit zviceran.

Celticu të mërkurën mbrëma fitoi me shumë vështirësi 1:0 ndaj ekipit të vendit të fundit.

E ka siguruar fazën nokaut të Ligës së Kampionëve, pasi ka 12 pikë në vendin e 18-të.

Young Boysi i eliminuar mbetet pa pikë.

Arne Engels e humbi penalltinë në minutën e 41-të, ndërsa autogoli i Loris Benitos e vendosi sfidën në të mirë të vendësve.

Në minutën e 88-të, sulmuesi Daizen Maeda i Celticut u përjashtua direkt me të kuq.

Kastriot Imeri i Young Boysit nuk u inkuadrua në lojë.