Chelsea nuk ka shënuar asnjë fitore në Premier League gjatë këtij viti. Chelsea u ndal në shtëpi duke barazuar kundër Bournemouthi me rezultatin 2:2. Ndeshja e zhvilluar të martën, i takoi javës së 21-të të Premier Leagues së Anglisë.
Në fakt, Chelsea fitoren e fundit në Premier League e ka shënuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar. Pati mposhtur Brentfordin me rezultatin 2:1. Më pas barazoi me Evertonin, humbi nga Fulhami dhe Ipsëichi dhe barazoi me Crystal Palacen.
Chelsea e mbylli me epërsi prej një goli pjesën e parë. Cole Palmer shënoi për 1:0 në minutën e 12-të, kurse Bournemouthi në pjesën e dytë shënoi dy gola. Justi nKluivert në minutë ne 50-të shënoi nga penalltia, kurse për 2:1 në minutën e 68-të realizoi Antoine Semenyo.
Kur ndeshja po shkonte drejtë fundit, Chelsea shënoi golin e barazimit, 2:2, saktësisht në minutën e 95-të. Golin e barazimit e shënoi Reece James.
Chelsea zë vendin e katërt me 37 pikë, kurse Bournemouthi në pozitën e shtatë me 34 pikë.