Omar Marmoush është transferimi i radhës i Manchester Cityt.

Skuadra e Pep Guardiolas e ka zyrtarizuar sulmuesin egjiptian të enjten, i cili u ble nga Frankfurti për 75 milionë euro.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Cityn deri në vitin 2029.

Marmoush i bashkohet mbrojtësit uzbek Abdukodir Khusanov dhe atij brazilian Victor Reis si transferet e Cityt në këtë merkato.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka pasur formë të luhatshme këtë sezon. Madje mbrëmë u mposht nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve dhe e ka vënë në dyshim kalimin në fazën tjetër të Championsit.