Liderja e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, përgatitjet për stinorin pranver i vazhdon në Antalya të Turqisë.

Klubi gjilanas ka njoftuar të mërkurën se në bregdetin turk ka aranzhuar pesë miqësore. Drita në Antalya do të qëndrojë për dy javë.

Më 18 janar luan ndaj skuadrës së Kazakistanit, Jetisy. Arkadag nga Turkmenistani është kundërshtari i Dritës më 22 janar. Më pas gjilanasit luajnë me Iberian e Gjeorgjisë (23 janar), Chernomoretsin e Ukrainës (26 janar) dhe Kispest Honvedin e Hungarisë (27 janar).

Në Antalya pritet të përgatiten edhe shumë skuadra tjera të Superligës.