Arsenali nuk ka gabuar në xhiron e shtatë të Ligës së Kampionëve.

“Revolveristët” kanë fituar 3:0 ndaj Dinamos së Zagrebit dhe kanë bërë hap të madh drejt fazës së 1/8 së finales së “Championsit”.

Declan Rice në minutën e dytë me asistim të Kai Havertzit, shënoi për 1:0.

Havertz më pas shënoi në minutën e 66-të për 2:0, kurse golin e fundit e realizoi kapiteni Martin Odegaard, në minutën e dytë të kohës shtesë.

Në bankën rezervë te vendësit ishte mbrojtësi shqiptar, Maldini Kacurri.

Kapiteni i Dinamos, Arijan Ademi, luajti deri në minutën e 59-të, ndërsa Arbër Hoxha u inkuadrua nga minuta e 75-të.

Arsenali ka 16 pikë në vendin e tretë, kurse Dinamo e Zagrebit mbetet me 8 pikë në vendin e 26-të.