Skitarja Lara Gut-Behrami e ka shënuar të dielën fitoren e parë në edicionin 2024/2025 të Kupës së Botës në skijim alpin.

Në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë, skitarja zvicerane fitoi në garën e Super-G. Me këtë fitore, Gut-Behrami do të shkoj në Kampionat Botëror e mbushur me vetëbesim. 

Gut-Behrami fitoi me kohë prej 1:14.91 minuta. Kajsa Vickhoff Lie e Norvegjisë u rendit e dyta, ndërsa Federica Brignone e Italisë ishte e treta.

Ylli i skijimit, Gut-Behrami, ka fituar garën e Super G për herë të pestë. Në këtë qendër skijimi në Bavari, ajo fitoi edhe në vitin 2021 (dy herë), në vitin 2017 e 2016. 33-vjeçarja ka 23 fitore në Super G.

Gjithsej në Kupën e Botës në skijim alpin, Gut-Behrami ka 46 fitore.