Përfaqësuesja e grupmoshës U19 të Kosovës në futsall, e fitoi ndeshjen e parë të Grupit B kualifikues për “Main Round”.
E mposhti San Marinon 7:1 të premten mbrëma.
Por të shtunën, futbollistët e udhëhequr nga përzgjedhësi Suad Keqi, kanë humbur thellë 4:1 nga Azerbajxhani, dhe i kanë humbur gjasat për ta fituar grupin. Valmir Musolli e shënoi golin e vetëm për “Dardanët” e rinj.
Azerbajxhani në një ndeshje të zhvilluar ka tri pikë, aq sa ka edhe Kosova në dy ballafaqime të luajtura.
San Marino në vendin e fundit është pa pikë, pas një ndeshjeje.
San Marino dhe Azerbajxhani do të luajnë të dielën prej orës 18:00, në ndeshjen e fundit të Grupit B.
Ndeshjet po zhvillohen në San Marino, ndërsa i takojnë kualifikimeve për “Euro 2025”, që organizohet në Moldavi, prej 28 shtatorit deri më 5 tetor.
Nga raundi preliminar avancojnë vetëm fituesit e tri grupeve.