Sulmuesi nga Bosnje-Hercegovina, Almir Aganspahiq, është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit.

28-vjeçari Aganspahiq ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2026.

Aganspahiq së fundi luajti për skuadrën nga Letonia, Liepaja.

Karrierë ka bërë edhe te Shkëndija, Sumgayiti, Osijeku, Raufoss dhe Krupa.

“Gjilani komunikon me shumë kënaqësi angazhimin e futbollistit Almir Aganspahiq. Klubi dhe sulmuesi nga Sarajeva kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026. Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç ‘rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit”, shkruan Gjilani të premten mbrëma në faqen zyrtare.