Bayer Leverkuseni i pafat, në minutën e fundit pësoi humbje.

Atletico ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League.

Futbollisti Julian Alvarez realizoi në minutën e 90-të për fitoren e skuadrës nga Madridi.

Julian Alvarez është vlerësuar me notën 9.0 nga faqja e specializuar “Sofascore”.

Granit Xhaka u paraqit titullar por nuk mori notë aq të mirë, 6.6.