Lewis Hamilton është përplasur me Ferrari gjatë programit të testeve parasezonale në Spanjë, ka shkruar “BBC” të mërkurën. 

Shtatë herë kampioni i botës nuk u lëndua kur e humbi kontrollin me bolidin e vitit 2023 të skuderisë së Ferrarit. 

Ferrari nuk ka komentuar në lidhje me aksidentin e Hamiltonit, në ditën e dytë në pistën në Barcelonë të Spanjës. 

Tek ekipi italian nuk ka qenë diçka për t’u shqetësuar, pasi Hamiltoni po i mëson karakteristikat e bolidit të ri, pasi për 12 vjet ishte me Mercedesin.