Goli i Lautaro Martinezit në minutën e 12-të ka vendosur sfidën mes Sparta Pragës dhe Interit.
Skuadra italiane fitoi 1:0, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Championsit.
Kristjan Asllani luajti deri në minutën e 71-të për Interin.
Te Sparta Praga startoi Qazim Laçi. Ermal Krasniqi luajti prej minutës së 79-të, ndërsa Albion Rrahmani e Indrit Tuci munguan për shkak të lëndimeve.
Interi është i katërti me 16 pikë. Sparta Praga është e 29-ta me katër pikë dhe eliminohet.