Tenisti nga Italia, Jannik Sinner, e ka fituar titullin e kampionit në Grand Slamin “Australian Open”.

Të dielën në finale, Sinner fitoi 3:0 në sete ndaj tenistit të Gjermanisë, Alexander Zverev. 6:3 përfundoi seti i parë, 7:6 i dyti dhe 6:3 i treti.

Sinneri po përballet me një rast dopingu, por ka mbajtur fokusin për të fituar në Australi për herë të dytë rresht. Për të është titulli i tretë në turnetë e nivelit Grand Slam, që janë më të vlerësuarit në tenis.

23-vjeçari Sinner ka fituar edhe Grand Slamin “US Open”, vitin e kaluar.