Juventusi ka regjistruar barazimin e tretë rresht në Serie A. Juventusi luajti baras 1:1 kundër Atalantas në Bergamo. Ndeshja e shtyrë e javës së 19-të për shkak të Superkupës italiane, u zhvillua të martën.
Si Juventusi ashtu edhe Atalanta luajtën në Superkupën italiane, të cilën e fitoi Milani.
Pierre Kalulu shënoi gol për epërsinë e Juventusit në minutën e 54-t, kurse për 1:1 gol realizoi Mateo Retegui në minutën e 78-të.
Berat Gjimshiti kompletoi takimin tek Atalanta, që zë vendin e tretë me 43 pikë. Juventusi është i pesti me 34 pikë.