Përfaqësuesja e Zvicrës nuk do t’i nis kualifikimet për Kupën e Botës 2026 deri në vjeshtën e këtij viti.
Zvicra në kualifikimet për Botërorin 2026 që do të organizohet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballet me Kosovën, Suedinë dhe Slloveninë në Grupin B kualifikues.
Ndeshjet kualifikuese të këtij grupi nisin në muajin shtator.
Zvicra – Kosova është ndeshja e parë, që luhet më 5 shtator.
Ndryshe nga Kosova që në muajin mars do t’i ketë dy ndeshje të plejofit për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me Islandën, në Zvicër kanë njoftuar se në mars do të zhvillohen miqësoret me Luksemburgun dhe Irlandën e Veriut.
“Të martën, më 25 mars, Zvicra do të luajë në Kybunpark të St. Gallenit kundër Luksemburgut”, ka njoftuar Federata zvicerane të premten.
Ndërkohë, “Belfast Telegraph” raporton se miqësorja e dytë do të luhet në udhëtim tek Irlanda e Veriut.