Kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, nëntë nga 36 skuadrat pjesëmarrëse nuk kanë shanse për kualifikim tutje.
Slovan Bratislava, Young Boys, RB Leipzig, RB Salzburg, Sturm Graz, Crvena Zvezda, Girona, Sparta Praga dhe Bologna janë skuadrat që nuk kanë asnjë gjasë për kalim tutje.
Ndërkohë garë interesante po zhvillohet për tetë pozitat e para të cilat i dërgojnë skuadrat në 1/8 e finales. Liverpooli dhe Barcelona veçse e kanë siguruar këtë fazë.
Nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-t, të cilat kalojnë në 1/16 të finales, poashtu është garë e fortë.