Napoli ofron 3 milionë euro për Ismajlin
Napoli ka ofruar 3 milionë euro për mbrojtësin e Shqipërisë, Ardian Ismajli. Kështu ka raportuar të enjten “Tuttosport”. Sipas sajtit italian, Napoli ka dërguar ofertë zyrtare në adresë të Empolit. Ismajli 28-vjeçar me Empolin ka kontratë deri në qershor.
Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës.
“Oferta që Napoli ka bërë për Ismajlin është tre milionë euro. Ai konsiderohet nga Antonio Conte si një alternativë e vlefshme për fazën e mbrojtjes”, shkruan mediumi italian. Ismajli ka luajtur në të gjitha 21 ndeshjet e këtij edicioni për Empolin në Serie A.