Ish-futbollisti i famshëm i Barcelonës dhe Holandës, Patrick Kluivert, është emëruar selektor i Indonezisë të mërkurën. Synimi i Kluivertit është ta kualifikojë Indonezinë në Kupë të Botës për herë të parë si shtet i pavarur.
48-vjeçari do të bazohet kryesisht te lojtarët që janë të lindur në Holandë dhe të natyralizuar për të luajtur për vendin aziatik.
“Legjenda holandeze e futbollit ka firmosur për dy vjet, me opsion për vazhdim”, ka njoftuar federata e Indonezisë.
Në mënyrë kundërthënëse Indonezia e shkarkoi të hënën trajnerin nga Koreja e Jugut, Shin Tae-young.