Edhe pas xhiros së shtatë, Lazio vazhdon të kryesojë në Ligën e Evropës.

Lazio të enjten mbrëma fitoi 3:1 ndaj Real Sociedadit, ndërsa ka 19 pikë në vendin e parë. Ka gjashtë fitore e një barazim.

Skuadra spanjolle mbetet me dhjetë pikë.

Mario Gila shënoi për 1:0 në minutën e pestë, ndërsa Aihen Munoz i mysafirëve në minutën e 30-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.

Mattia Zaccagni dhe Taty Castellanos në minutën e 32-të e të 34-t, shënuan dy gola tjetër për ta siguruar fitoren.

Sociedadi realizoi për 3:1 me Ander Barrenetxean, shtatë minuta para fundit.