Megzon Visoka është emëruar trajner i skuadrës nga Liga e Parë, FC Besa Peja.
Lajmin e ka bërë të ditur FC Peja përmes një njoftimi në Facebook.
”Pas përvojave të suksesshme si trajner i dëshmuar në klube si Vllaznimi, Drenica, Flamurtari dhe Ferizaji, tash është koha që ai t’i bashkohet klubit tonë. Në një qytet ku tradita dhe ngjyrat e verdhë e zi janë pjesë e identitetit, FC Besa Peja mirëpret Megzon Visokën si pjesë të familjes sonë. Me vizionin e tij të qartë dhe përkushtimin ndaj futbollit, ne besojmë se do të sjellë energji të reja në këtë qytet që jeton dhe frymon për futbollin.
Mirë se vjen në familjen tonë të madhe, Megzon.” thuhet në njoftim.
Kujtojmë që Megzon Visoka në fillim të sezonit morri drejtimin e KF Drenicës, ku u largua në muajin tetor.