Mirlind Daku nuk e ka harruar skuadrën e vjetër.

Futbollisti kosovar, i cili aktualisht luan te skuadra ruse, Rubin Kazan, ka vizituar skuadrën e Gjilanit, në kampin e Antalias në Turqi, ku po kryejnë fazën pergatitore para fillimit të sezonit pranveror.

Daku u prit ngrohtësisht nga futbollistët e Gjilanit dhe trajneri Ardian Nuhiu.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, ”kuqebardhët” zhvilluan një ndeshje miqësore me skuadrën nga Kazakistani, Elimai, e cila përfundoi me barazim 1-1.

Golashenues për Gjilanin ishte sulmuesi boshnjak, Senad Jaroviq.